Rexhepi: Provokimi ndaj shqiptarëve kalon pa asnjë ndëshkim, nënçmim për një komunitet të tërë

nga Xh M

Shkup, 30 nëntor – Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi i ka quajtur grupacione të dyshymta personat që kanë përdhosur flamurin shtetëror dhe atë kombëtar shqiptar. Ai në konferencë për shtyp bëri apel deri te të gjithë qytetarët që të ruhet qetësia.

“Flamuri kombëtar shqiptar digjet, provokimi ndaj shqiptarëve kalon pa asnjë ndëshkim, ndërsa dhuna poliore ndaj një manifestimi tradicional, paqedashës, ndëshkon vetëm shqiptarët, bëhet e qartë se kemi të bëjmë me një qasje të qëllimshme për të poshtëruar dhe për të nënçmuar një komunitet të tërë”, tha mes tjerash Rexhepi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More