Rezultatet pritet të certifikohen javën e ardhshme, nëse Supremja s’ndryshon vendimin

nga Xh M

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore, duke theksuar se ato nuk kishin prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar rinumërimin apo anulimin e votave.

Kështu ka njoftuar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili ka potencuar se pretendimet për parregullsi duhet të mbështeten në prova konkrete dhe jo në hamendësime apo trende të votave.

“Tashmë, sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa,” ka shkruar Cakolli në Facebook.

Sipas tij, nëse nuk ka ndryshim të qëndrimeve edhe në Gjykatën Supreme, rezultatet e zgjedhjeve pritet të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More