Rikthehet në funksionim normal platforma e fiskalizimit

nga D. V.

Administrata Tatimore bën të ditur se problematika e evidentuar ditët e fundit në përdorimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur dhe se është plotësisht funksionale dhe në shërbim normal për të gjithë tatimpaguesit.

Duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura gjatë kësaj periudhe, Administrata Tatimore rikujton procedurat që duhet të ndiqen në rastet kur, për arsye objektive, krijohen pengesa në procesin e fiskalizimit të faturave, me qëllim garantimin e vijimësisë së aktivitetit ekonomik dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

Sipas DPT-së, rreth 139 mijë tatimpagues që përdorin software për lëshimin e faturave duhet të vijojnë normalisht lëshimin e tyre edhe në rastet kur faturat nuk pajisen menjëherë me kodin unik (NIVF).

Me rikthimin e plotë të platformës, këta tatimpagues janë të detyruar të fiskalizojnë faturat e pafiskalizuara, duke siguruar gjenerimin e kodit unik për secilën faturë të lëshuar.

Ndërkohë, rreth 3 mijë tatimpagues që nuk disponojnë software fiskalizimi dhe përdorin Platformën Qendrore të Faturave, mund të pajisen me një zgjidhje software-ike të përshtatshme për aktivitetin e tyre ose t’i drejtohen Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse për t’u pajisur me bllokun e veçantë të faturave.

Ky bllok përdoret edhe në rast defekti apo ndërprerjeje të plotë të punës së software-it. Faturat e lëshuara në këtë mënyrë duhet të raportohen pranë Administratës Tatimore brenda afateve ligjore.

Për sa i përket fiskalizimit të faturave në proceset e zhdoganimit, Administrata Tatimore sqaron se afati ligjor është 7 ditë nga data e daljes së mallrave në qarkullim të lirë. Në rastet kur ky afat tejkalohet për shkak të vështirësive në aksesimin e platformës, Drejtoritë Rajonale Tatimore do të shqyrtojnë situatat konkrete rast pas rasti.

Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të ndjekin me kujdes udhëzimet e përcaktuara, në funksion të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbarëvajtjes së aktivitetit të tyre ekonomik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More