Rinia dhe mërgata e fshatit Gradec ndanë mbi 400 pako për Ramazan

nga D. V.

Shkup, 20 mars – Rinia e fshatit Gradec të komunës së Vrapçishtit në bashkëpunim me mërgatën e këtij fshati, gjatë muajit të Ramazanit kanë ndarë mbi 400 pako për familjet në nevojë dhe ato me të ardhura të ulëta. Pakot përfshijnë produkte elementare ushqimore dhe higjienike. Ky aksion tashmë është bërë tradicional nga ana e të rinjve dhe mërgatës, të cilët përmes donacioneve, mundësojnë që sadopak, familjet më të ndjeshme financiarisht, ta kalojnë këtë muaj me lehtësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More