Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit “Kosova B”, pas katër dekadash

nga D. V.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se për herë të parë që nga ndërtimi i Termocentralit “Kosova B”, ka nisur procesi i modernizimit të njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese të këtij objekti strategjik energjetik.

“Për herë të parë që nga ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova B’, pas më shumë se katër dekadash, ka filluar modernizimi i njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese,” shkroi Rizvanolli në një postim në Facebook.

Sipas saj, ky modernizim po realizohet me një investim prej 56.5 milionë euro, të cilat janë tërësisht të financuara nga KEK-u, pa marrë kredi apo borxh.

“Po ndërmerret një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe përgjegjësisë publike,” theksoi ministrja në detyrë.

Vetëm gjatë vitit 2025, pritet një rritje prej +15 megavatësh në kapacitetin prodhues, çka konsiderohet një përparim i madh në rritjen e qëndrueshmërisë energjetike të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More