Shkup, 8 shtator – Euroambasadori i ri grek Mihalis Rokas si diplomat i afirmuar, ekspert dhe funksionar i ndryshëm në Unionin Evropian, duhet të shihet si shef i delegacionit të BE-së nga i cili pritet vetëm përafrim me Unionin por edhe si kontribues në avancimin e raporteve Shkup – Athinë, thotë ish amabsadori Nano Ruzhin. Si ekonomist i njohur pritet që të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik, potencon ai, nëpërmjet shkëmbimit tregtar mes dy vendeve.
“T’i tregojmë besim këtij njeriu! Pse? Sepse pavarësisht se shumëkush mendon se nëse ka prejardhje nga Greqia, nëse është i lindur në Athinë, do të ndikojnë në raportet dypalëshe, në kuptim negativ mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Para së gjithash, duhet t’i dini profilet e ekspertëve evropian, të diplomatëve evropian që e përfaqësojnë Unionin, dhe, në këtë drejtim, do të thoja mendimin se ky ekspert nga domeni i ekonomisë vetëm se mund të kotribojë në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, social dhe politik mes BE-së dhe RMV-së. Ky do të jetë edhe rast i mirë që të afrohemi edhe më shumë me BE-në po edhe me Greqinë.”, u shpreh ish amabsadori Nano Ruzhin.
Rokas, para se të emërohej në vend, ishte kreu i Delegacionit të BE-së në Malajzi, një post që ai e mbante që nga dhjetori i vitit 2020. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell, në prill të këtij viti e emëroi zyrtarisht Rokasin si ambasador të ri të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, që do të thotë, para ndryshimeve politike në vend dhe ardhjes së VMRO-DPMNE-së në pushtet, subjekt politik që kritikon Marrëveshjen e Prespës.