Rooney lavdëron Cucurellan: Performanca më e mirë nga një mbrojtës i majtë që kam parë prej shumë kohësh

nga D. V.

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, e vlerësoi Marc Cucurrellan për performancën e tij në fitoren 3-0 të Chelsea-s ndaj Barcelonës.

Cucurrella duhej të merrej me shokun e tij të ekipit kombëtar spanjoll, Lamine Yamal. Mbrojtësi ishte perfekt në mbrojtje dhe nuk e lejoi yllin e Barcelonës të kërcënonte portën e Robert Sanchez, transmeton GazetaBlic Sport.

Cucurella dha mësimin më të mirë se si të merresh me Lamine Yamal,” tha Rooney në një intervistë me Amazon Prime.

Mbrojtësi i Chelseat ishte i pabesueshëm, ndoshta performanca më e mirë nga një mbrojtës i majtë që kam parë prej shumë kohësh. Me atë që bëri, ai vërtetoi se është një lojtar serioz“, shtoi ish-sulmuesi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More