Rrahu burrin dhe fëmijët e mitur, policia arreston një grua në Istog

nga D. V.

Policia ka arrestuar një grua në Istog, pasi që e njëjta ka rrahur bashkëshortin dhe fëmijët e saj të mitur.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë.

“Është raportuar se, më 19.03.2025 një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Po ashtu, dyshohet se e dyshuara ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More