Shkup, 4 qershor – Në Komunën e Shtipit, rreth 50 fëmijë presin të regjistrohen në çerdhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara dhe mungesës së personelit, konfirmoi sot Shefja e Departamentit të Arsimit, Snezhana Saneva.
Sipas saj, mbi 40 pozita pune mbeten të lira në këto institucione, pasi që nga dalja në pension e disa punonjësve, nuk është bërë punësim i ri për asnjë staf mësimor apo teknik për më shumë se dy vite e gjysmë.
“Fëmijët deri në një vjeç mund të jenë në një grup prej gjashtë deri në tetë fëmijë. Fëmijët mbi pesë vjeç mund të jenë në grupe me 20 fëmijë, por të vegjëlit kërkojnë kushte të veçanta dhe krevat fëmijësh, ku do të vendosen. Ne jemi absolutisht të pafuqishëm këtu që të bëjmë diçka më shumë dhe të rrisim numrin”, thotë Saneva.
Ndërkaq, komuna ka ripërshtatur një pjesë të shkollës regjionale në “Tri Çezma” për përdorim si kopsht, por ende nuk ka marrë lejet e nevojshme për hapjen e tij. Saneva shpreson që punët të përfundojnë deri në shtator, për të mundësuar kujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore në këtë objekt të ri.