Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale u shpreh se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.
Më tej, Meta shprehet se përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që qeveria ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore. Ai thotë se e gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga qeveria dhe një pakicë e lidhur me të.
Postimi i Metës:
Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.
Kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme. Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.
E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo.