Rrëzimi i komisioneve hetimore, Berisha: Përgjigjja do të jetë zëri dhe energjia e qytetarëve

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesave të opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se opozita në përputhje me Kushtetutën, kërkoi të ushtrojë të drejtën e komisioneve hetimore.

“Misioni kryesor i opozitës është kontrolli. Kaq ka opozita. Kontrollin e ka mision kryesor. Ajo opozitë që nuk bën kontroll, nuk është opozitë por është pseudo-opozitë. Është letër kot. Në qoftë se nuk kontrollon dot sistemin, çfarë bën aty?!”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se “tani është momenti historik t’i dalim zot qytetarëve shqiptarë dhe vullnetit të tyre të dhunuar”.

“Ne nisim një proces, i cili duhet të shënojë fjalën e qytetarëve, zërin e tyre të fuqishëm kundër këtij regjimi. Vetëm zëri, energjia, entuziazmi i tyre është përgjigjja e vetme ndaj këtij narkoregjimi”, theksoi Berisha.

Sipas tij, “u provua se për t’i mohuar fjalën opozitës, ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë parlamentin”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More