Rrihen dy persona në Ferizaj, sekuestrohet një thikë

nga D. V.

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor pasi që ishin rrahur në mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:30 në rrugën “Shkëlzen Haradinaj”, në Ferizaj.

Tutje thuhet se njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari tjetër është gjetur dhe i është sekuestruar një thikë.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ishin rrahur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More