Kumanovë, 28 dhjetor – Si zakonisht gjatë fundvitit, gjatë sezonit dimëror, edhe sivjet po regjistrohet numër i rritur i fëmijëve të prekur nga viroza dhe sëmundje të ndryshme. Një gjë e këtillë konstatohet edhe nga Spitali i Kumanovës, i cili ka regjistruar një numër në rritje të fëmijëve të sëmurë dhe të shtruar në te.
Gripi dhe ftohjet sezonale kanë mbushur repartin. Në mesin e fëmijëve të sëmurë, janë regjistruar edhe fëmijë të mërgimtarëve, të cilët me prindërit e tyre kanë ardhur në vendlindje për t’i kaluar festat e fundvitit.
Nga ana tjetër si zakonisht mjekët me apel që të ndiqen rekomandimet. Spitali i Kumanovës ka regjistruar një fluks fëmijësh të sëmurë ndër të cilët ka edhe në mbështetje me oksigjen.
“Aktualisht kemi 35 fëmijë të shtruar në spital, shumica e tyre me ethe, simptoma të ftohjes dhe gripit dhe komplikime nga të njëjtat viruse respiratore, bronkit dhe pneumoni. Pacienti ynë më i vogël është një foshnjë tre javëshe, kemi dy fëmijë të tjerë të sëmurë rëndë, njëri është në terapi me oksigjen, të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe shpresoj se do të jenë në shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur para vitit të ri”, thotë Dr. Margica Arsovska, pediatre në Repartin e Fëmijëve të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.
Nga reparti i Pediatrisë informojnë se edhe mërgimtarët që gjenden për pushime po kërkojnë ndihmë. Nga ky repart gjithashtu njohtohet se nga rreth 80 fëmijë nga rajoni verilindor po kërkojnë ndihmë çdo ditë. Mjekët këshillojnë prindërit të reagojnë menjëherë kur vënë re simptoma.
“Nëse kanë ftohje dhe janë të sëmurë me simptoma të ftohjes, gripit, etheve, kollës, nuk duhet t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe, sepse infeksionet respiratore janë aktualisht të përhapura, transmetohen me pika dhe përhapen më shpejt në grupe të tilla”, shtoi Dr. Arsovska.
Apeli i pediatërve është që t’i kushtohet vëmendje ushqimit gjatë kësaj periudhe dhe të konsumohet më shumë ushqim i shëndetshëm dhe i përshtatshëm në raste të këtilla gjatë këtij sezoni.