Kumanovë, 24 dhjetor – Në Spitalin e Kumanovës – Reparti për fëmijë janë hospitalizuar 35 fëmijë, njoftojnë personat kompetentë të punësuar në këtë institucion. Numri më i madh i tyre janë me temperaturë të lartë, grip, komplikime respiratore, virozë, bronhit etj.
“Pacienti më i ri është një bebe që ende thith. Tanimë tre javë, dy fëmijë janë me pasqyrë klinike më të rëndë; njërin e kemi vendosur në terapi me oksigjen, ndërsa të tjerët janë stabilë dhe shpresojmë që para festave të kthehen në shtëpi”, deklaroi kryeshefja e repartit, dr. Margica Arsovska.
Në spitalin ditor po trajtohen 80 fëmijë me sëmundje më të lehta.
Mjekët këshillojnë prindërit që fëmijët të mos i dërgojnë në kopshte (çerdhe), shkollë apo në tubime ku ka shumë njerëz. Ushqimi duhet të jetë i pasur me vitamina dhe minerale, si dhe të jetë i freskët.