Rritet numri i rasteve të dhunës midis bashkëmoshatarëve

nga Xh M

Ohër, 11 tetor – Rritet numri i rasteve të dhunës midis bashkëmoshatarëve në Ohër. Rasti më i fundit, ku tre të mitur i shkaktuan lëndime trupore një shkollemi pranë shkollës, ka ndezur alarmin. Psikologët thonë se bulingu shfaqet në të gjitha format – psikologjike, fizike dhe online. Shkaktarët kryesorë janë ulja e empatisë dhe inteligjenca e ulët emocionale tek fëmijët dhe adoleshentët.

“Më e trishta është që të rinjtë tashmë e kanë pranuar si model rrugën e lehtë: të jesh i dhunshëm për të qenë lider. Imitimi dhe agresiviteti burojnë nga inati i grumbulluar, frustrimi i grumbulluar dhe paaftësia për të zgjidhur problemet në mënyrë të pranueshme”, thotë Anastasia Nastoska, psikologe.

Është shqetësuese që bulingu është i pranishëm edhe në moshën më të hershme, dhe më së shumti tek adoleshentët. Rrjetet sociale janë bërë vegël e dhunuesve, ndërsa fëmijët tërhequr dhe të turpshëm janë viktima të heshtura.

“Pra, fëmijët që nuk kanë siguri në vetvete dhe mendojnë se nuk mund të përballen me më të fortët, shpesh janë objektiv i dhunës. Më keq akoma është që ata jo vetëm e ushtrojnë dhunën, por e publikojnë edhe në rrjetet sociale. Ky është një moment edhe më i rrezikshëm”, shton Nastoska.

Më e rëndësishmja në luftën kundër bulingut është zbulimi i hershëm dhe reagimi i menjëhershëm nga të gjitha institucionet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More