Rritja e pensioneve nesër do të diskutohet në seancë qeveritare

nga Xh M

Shkup, 27 qershor – Nesër, në seancë të Qeverisë do të gjendet edhe pika – rritja e pensioneve për mbi 300 mijë pensionistë, ka njoftuar kryeministri Hristijan Mickoski.

“Shteti duhet të kujdeset për të moshuarit. Në bashkëpunim me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, me ministrin për Punë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani me përkushtim punojmë që urgjentisht të gjejmë zgjidhje që do të sjellë pensione më të larta për mbi 300 mijë pensionistë”.

“Nesër, pikërisht për këtë zgjidhe të rëndësishme që e premtuan në zgjedhje do të diskutohet në seancën e Qeverisë dhe me këtë tregojmë përkushtimin tonë që t’i arrijmë rezultatet dhe të punojmë me përkushtim për të gjithë”, njoftoi mes tjerash Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More