Rritje e prodhimtarisë industriale prej 2,8 për qind në gjysmën e parë të vitit

nga D. V.

Shkup, 31 korrik – Prodhimtaria industriale në periudhën janar-qershor të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është rritur për 2,8 për qind. Në qershor, sërish, në krahasim me qershor e vitit të kaluar, është regjistruar rritje prej 0,5 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Prodhimtaria industriale në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve në qershor të vitit 2025, në krahasim me qershorin e vitit 2024, shënon rritje prej 6,9 për qind, në sektori nIndustria e përpunuar prej 2,0 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie prej 29,3 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në qershor të vitit 2025, në krahasim me qershorin e vitit 2024, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4,6 për qind. Prodhimet kapitale për 2,0 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1,9 për qind, ndërsa rënie shënon te Energjia për 24,4 për qind dhe Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 4,3 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More