Rryma do të shtrenjtohet

nga Xh M

EVN Home, gjatë kësaj jave, do t’i propozojë Komisionit Rregullator për Energji që çmimi i energjisë elektrike të rritet me rreth 6 për qind nga 1 janari 2026.

Në përllogaritjet e furnizuesit universal është përfshirë edhe çmimi i ri prej 65 euro për megavat-orë, me të cilin ESM do t’ia shesë energjinë elektrike EVN Home nga viti i ardhshëm.

Sipas informacioneve të EVN Home për televizionin Telma, pasi të mblidhen të gjitha kostot dhe të aplikohet marzhi prej 9,9 për qind për furnizuesin universal, rezulton një rritje e përgjithshme e çmimit për amvisëritë, me përfshirjen e tarifës së rrjetit, mesatarisht prej 5,9 për qind.

Nga java e ardhshme pritet që Komisioni Rregullator për Energji të konfirmojë nëse përllogaritja është e saktë apo nëse do të duhet të korrigjohet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More