Instat do të publikojë nesër të dhënat zyrtare të Censit 2023, duke i dhënë në këtë mënyrë një përgjigje zyrtare se sa është numri i rezidentëve në Shqipëri.
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit.
