Shkup, 27 shtator – Informacioni se Maqedonia dhe Shqipëria do të ndahen në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me meritë të plotë ka shkaktuar shqetësime në vendin tonë. Kjo ngjall frikë për vonesa shtesë, që kur i shtohen pritjes 30 vjeçare, vetëm se shkaktojnë dëshpërim plotësues tek qytetarët.
Procesi për momentin është në fazë mjaft të komplikuar. Brukseli dhe Sofja insistojnë për ndryshimet kushtetuese, kurse deri tani nuk shihet në horizont gatishmëri që këto dy kryeqendra të pranojnë qëndrimin e Shkupit për ndryshime kushtetuese, por me afat të prolonguar.
Ngecjet dhe paralajmërimet për ngecje në rrugën tonë drejt BE-së, çdo herë janë përcjellur me akuza të opozitës dhe fajësim të pushtetit. Kjo ka ndodhur pa marë parasysh se cilat parti në cilin moment ka qenë në pushtet, e cilat në opozitë. Prandaj është krejtësisht normale që e njëjtagjë po reprizohet edhe tani, kur në pushtet kemi VMRO-DPMNE-në dhe VLEN, kurse në opozitë LSDM dhe BDI-në. Megjithatë kritikat opozitare edhe në të kaluarën, e veçanërisht tani përmbajnë një dozë joparimore, shkruan Zhurnal.
Për çka bëhet fjalë?
LSDM ashpër ka kritikuar pushtetin si fajtor për mundësinë që Maqedonia të ngecë pas Shqipërisë. Nëse e shikojmë bekgraundin politik të LSDM-së, në disa periudha të veprimit të saj në pushtet dhe opozitë, mund të themi se kjo parti ka plotësisht të drejtë të shprehë brengosje për ngecjen e vendit në rrugën drejt Brukselit. Mirëpo parashtrohet pyetja nëse LSDM ka të drejtë të shpreh brengosje të atillë në këtë moment? Përgjigja do të ishte jo! Në kohën kur LSDM mundohet të nxisë tensione ndëretnike vetëm pse ka mbetur në opozitë, nuk ka kurrfarë të drejte të shprehet e brengosur nëse Maqedonia e Veriut avancon ose ngecë në rrugën evropiane. Këtë po e bëjnë socialdemokratët në këtë moment duke u munduar të hapin tensione me propozime si ai për ligjin e “branitellave”.
Është një propozim i cili aspak nuk ka të bëjë me profiling politik të LSDM-së, kur kemi parasysh se është e njëjta parti e cila nuk e hapi këtë çështje asnjëherë kur kishte nevojë për votat shqiptare, si shpresë e vetme për të mos mbetur përjetësisht opozitë e Gruevskit. Nuk përputhet ky propozim aspak me profiling e partisë e cila kur kishte nevojë për votat shqiptare nuk hezitonte të valojë edhe flamurin me shqiponjë në protestat dhe tubimet e tyre. Që do të thotë se është e qartë plotësisht se nuk kemi të bëjmë me brengosje për “branitellat”, por për tendencë të qartë për të hapur një problematikë e cila do të thellonte hendekun ndëretnik. Prandaj është iluore të pretendohet se një parti e cila mundohet të nxisë tensione ndëretnike, është e brengosur për integrimin tonë në BE, sepse edhe pot ë ndryshojmë Kushtetutën, BE vështirë do të na pranojë në gjirin e saj, nëse ne u kthehemi problemeve që I kemi tejkaluar para shumë viteve.
Domethënë nuk është tendenca për të shfajësuar pushtetin nga përgjegjësia, sepse këtë nuk mund ta bëjmë sado që të duam, por është një lloj hipokrizie që një parti e cila ngjallë anonimizitet ndëretnik, të kritikon dik për dëshim në integrimin euroatlantik.
LSDM dhe BDI “jemi një”!
Le të na falin anëtarët dhe simpatiuesit e BDI-së, por të njëjtën gjë si LSDM-ja për momentin po e bën edhe partia e tyre. Një parti e cila për shumë vite me radhë në pushtet ka funksionuar sipas parimive “jemi një”, ose “kako do sega”, tani pse ka mbetur në opozitë, është e gatshme të hapë tema për të cilat në të kaluarën as nuk donte të dëgjojë, siç janë rajonalizimi, kantonizimi, federalizimi…
Edhe këtu hipokrizia është e qartë, sepse dihet që tema të tilla shkaktojnë polarizime ndëretnike. Prandaj edhe reagimet e BDI-së dhe brengosja e tyre nuk duken të sinqerta, sepse nëse kthehen tensioned ndëretnike në vendin tonë, BE nuk do ë na pranon sikurse ta ndryshojmë Kushtetutën edhe 100 herë, jo vetëm një herë.
Është mirë që LSDM dhe BDI t’i kthehen politikës parimore dhe të ndërpresin politikat nxitëse, sepse ato nuk ndihmojnë fare në lëvizjen para drejt BE-së, por vetëm se mund të na largojnë edhe më tepër. Nëse qëllimi është që të na largojnë, le të vazhdojnë sepse janë në rrugën e vërtetë.
Por, nëse kanë për qëllim sadopak të ndihmojnë në afrimin e vendit tek familja evropiane në këto rrethana mjaft të komplikuara, është mirë që LSDM dhe BDI të ndryshojnë menjëher kursin aktual politik, shkruan Zhurnal. Aq më tepër kur sot kemi dëgjuar gatishmërinë e hapur të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për të ndërmjetësuar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, nëse dy vendet pranojnë një ndërmjetësim të tillë. E drejta e secilit është të flasë mirë ose keq për Orbanin, por ai është kryeministër i vendit që momentalisht kryeson Bashkimin Evropian.
Prandaj gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar duhet ta vlerësojmë, sepse kryeministri i Maqedonisë Hristijan Mickovski veçmë e ka në dorë propozimin për tejkalim të kontestit dhe si duket do ta pranojë këtë ndërmjetësim. Tani duhet të presim edhe reagimin e Sofjes, me shpresë se do të jetë poitiv, e ndërkohë ne duhet të ndërpresim të gjitha provokimet që mund të na shkaktojnë problem plotësuese brenda vendit, siç do të ishin për shembull kthimi i tensioneve ndëretnike./Zhurnal