Sadiku: Do jem zëri dhe mbështetja e çdo fermeri të Likovës

nga Redaksia

Likovë, 23 gusht – Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, ka zhvilluar sot një takim me fermerët e komunës, së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë Albrim Hoxha, zv.drejtorin e drejtorisë së ndihmave financiare në Ministrinë e Bujqësisë Mevlan Morina, drejtorin e drejtorisë së Kullosave Bashkim Hasani dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Shkëmbim të Mallrave AGRO-BURSA, Mevludin Avdiu.

Sadiku përgëzoi themelimin e Grupit Lokal të Veprimit EkoLider dhe falënderoi iniciatorët Ibraim Alili dhe Menduh Nuhia për këtë hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në Likovë. “Si kandidat për kryetar të Komunës së Likovës, angazhohem se do jem zëri dhe mbështetja e çdo fermeri, çdo familjeje, çdo banori të kësaj komune. Problemet e përditshme të qytetarëve nuk mund të injorohen më, ato kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, punë të ndershme dhe lidership të përgjegjshëm. Komuna jonë ka potencial, dhe së bashku do ta çojmë përpara!”, ka deklaruar Sadiku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More