“Safe City” do të testohet në autostradën Ohër-Kërçovë

nga D. V.

Shkup, 27 janar – Sektori i Punëve të Brendshme i Ohrit, sot, në kuadër të projektit “Safe City”, do të zhvillojë aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve (kamerave) të instaluara për mbikëqyrjen e trafikut në zonën e Ohrit, më saktësisht në segmentin e autostradës Ohër-Kërçovë, midis fshatrave Gorenci dhe Trebenishtë dhe midis Botunit dhe Novo Sellës, komuna Debrcë.

Aktivitetet e planifikuara do të zbatohen duke filluar nga ora 12:00, me procedurën që do të kryhet një herë në çdo vend me kamerë të instaluar dhe do të zgjasë nga 15 deri në 30 minuta.

U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik në këtë segment rrugor që të tregojnë mirëkuptim për domosdoshmërinë e masave të planifikuara, të respektojnë kufizimet e përkohshme dhe udhëzimet e oficerëve të policisë me qëllim zbatimin e sigurt të aktiviteteve të planifikuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More