Sali uron Kurtin për vazhdimin e detyrës si kryeministër i Kosovës

nga Xh M

Shkup, 11 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali e ka uruar Albin Kurtin për vazhdimin e detyrës si kryeministër i Kosovës.

Në një postim në Fejsbuk, Sali shkruan se është i bindur se nën drejtimin e Kurtit, “Kosova do të ecë përpara në zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie, duke i forcuar edhe më tej lidhjet vëllazërore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona”.

“I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju uroj suksese në vazhdimin e detyrës si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Fitorja juaj e thellë dhe mbështetja e fuqishme e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dëshmojnë për besimin në vizionin dhe udhëheqjen tuaj. Jam i bindur se, nën drejtimin tuaj, Kosova do të ecë përpara në zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie, duke i forcuar edhe më tej lidhjet vëllazërore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shkruan zëvendëskryeministri Sali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More