Salianji zbulon dëshminë me dyer të mbyllura për TIMS: Ka gjëra të llahtarshme, janë favorizuar persona të paautorizuar! Naço: Vini birbilosni sot, sa i zoti jeni do ta shohim kur…

nga D V

Drejtoresha e SHISH paraqiti një shkresë në Komisionin e TIMS se nuk mund të jetë e pranishme këtë të mërkurë.

Kjo nxiti debat mes kryetarit të komisionit, Ervin Salianji dhe anëtarit socialist, Xhemal Qefalia.

Ervin Salianji: Pse datë dasme është? Nuk është me qejf, është me detyrim të vijë, është e disata herë që të thuhet kam një punë, duhet të jemi serioz. Është e pajustifikueshme të thuhet “nuk vij se kam një punë”. Shërbimi informativ është për interesa private? Nuk e bën dot ajo këtu atë që bën te komisioni i Sigurisë, që nuk vjen fare.

Ervin Salianji: Të gjitha të dhënat e sistemit TIMS janë në një kanal X. Jo të gjitha sistemet e policisë së shtetit u rikthyen, pavarësisht se kishin mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, fakt i cili vërteton që këto sisteme nuk janë monitoruar dhe kryer back up asnjëherë as sipas standardeve kombëtare dhe as ndërkombëtare pasi ekipi i drejtorisë ishte e paaftë minimumi të kryente këtë proces. Ka bërë veprime okulte që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë fshehur sulme kibernetike dhe rrjedhjen e të dhënave, kanë favorizuar persona të paautorizuar duke i manipuluar ato procese. I them dëshmitarit: zotëri, ka gjasa që ky sistem të manipulohet dhe të përdoret nga grupet e krimit të organizuar? Po, ka gjasa që të përdoret dhe mund të jetë përdorur nga persona të krimit të organizuar. Mos thoni (i drejtohet deputetëve të opozitës) që këto nuk janë të llahtarshme.

Naço: Kjo është për lavdinë tuaj personale

Salianji: E pranoni që jeni kapur.

Naço: Për pjesën e drejtueses së SHISH, që qenkeni i zoti ne te Siguria nuk e morëm dot, ajo ka ardhur edhe kur anëtarët e opozitës nuk ishin. Vini birbilosni sot… Si mund të thoni ka ikur në Beograd, si mund ta përdorësh. Kur të bëni akuza e të thoni të pavërteta të jeni më i rezervuar për pozicionin e saj të punën. Pastaj sa i zoti jeni do ta shohim kur të jetë ajo këtu se çfarë pyetjesh do ti bëni.

Salianji: Të gjithë ju e keni drejtorin e departamentit më të rëndësishëm. Keni një drejtor me masë arresti e nuk e shkarkoni dot. Nuk keni guximin të kërkoni pse nuk përjashtohet nga policia.

Pas votimit u vendos se dëshmia e Drejtorit të Policisë Kriminale< Neritan Nallbati do të mbahet me dyer të mbyllura në TIMS.

Salianji: Do zbardhen të gjitha thjesht çështje kohe, si lakuriqët e natës.

Rendi i ditës:

Miratim i procesverbaleve të mbledhjeve datë 4.06.2024 dhe 11.06.2024.
Si dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

1. Ora 11:00 – Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.
2. Ora 12:00 – Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
3. Ora 13:00 – Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
4. Ora 14:00 – Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More