Salla: Prodhimet organike shqiptare po konsolidojnë praninë në tregjet europiane

nga D. V.

Produktet “Made in Albania” po fitojnë gjithnjë e më shumë vend në tregjet ndërkombëtare, falë cilësisë dhe përkushtimit të fermerëve dhe prodhuesve shqiptarë.

Një shembull i këtij angazhimi është SHBB “Bio-Holta” në fshatin Kllogjer në Gramsh, ku Shefqet Hysa, agronom i njohur për mjeshtërinë e tij, prodhon raki, verë dhe bimë medicinale që tashmë eksportohen edhe drejt Austrisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte në Kllogjer, ku së bashku me kryetarin e bashkisë, Besian Ajazi, vizituan SHBB “Bio-Holta”, një sipërmarrje model e ngritur me përkushtim nga agronomi Hysa.

“Bio-Holta” është kthyer në një pikë referimi për prodhimin e verës, rakisë dhe bimëve medicinale, duke ndërthurur mjeshtërinë tradicionale me standardet moderne të kultivimit organik. Shefqet Hysa është i pari në Gramsh që prodhon raki ekskluzivisht nga rrushi organik, ndërsa bashkëpunimi i tij me fermerët e zonës ka siguruar ruajtjen e plotë të zinxhirit të vlerës së produktit.

Falë mbështetjes nga Skema Kombëtare për prodhimin organik, ai ka ulur kostot dhe ka rritur cilësinë, duke forcuar më tej pozitën e markës “Made in Albania” në tregjet europiane, përfshirë edhe Austrinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More