Sallahu: Nëse Kuvendi mbahet i bllokuar, atëherë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

nga Xh M

Zëvëndësministri në detyrë i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu pretendon se Vetëvendosje e ka “përmbushur” atë që Neni 67 paragrafi 2 i Kushtetutës parasheh se “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.

Mbi bazën e këtij pretendimi, Sallahu tha se presin që nesër “që legjitimiteti dhe legaliteti të jetësohen në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të parandalohet shkelja e serishme Kushtetutës nga ata që tashmë e kanë shkelur Kushtetutën posa e kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës., shkruan Arbresh.info.

Ai madje shtoi se nëse Kuvendi mbahet i bllokuar, e vetmja zgjidhje “janë zgjedhjet.”

Postimi i plotë:

Neni 67 paragrafi 2 i Kushtetutës përcakton se “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.

Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, e kemi përmbushur këtë nen duke e propozuar për kryetare të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu e cila i ka gjithsej 125,327 vota, pra është në 5shen më të votuar në parti dhe gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës.

Kësisoj, nesër presim që legjitimiteti dhe legaliteti të jetësohen në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të parandalohet shkelja e serishme Kushtetutës nga ata që tashmë e kanë shkelur Kushtetutën posa kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës!

Ndryshe, nëse Kuvendi mbahet i bllokuar atëherë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pra, marrëveshje për konstituim dhe shpërndarje të Kuvendit, sepse mungesa e vullnetit opozitar për moskonstituim të Kuvendit nënkupton mospranimm të rezultateve zgjedhore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More