Samiti i krerëve të vendeve anëtare të SEECP-së mbahet më 16 qershor në Tiranë

nga D V

Në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është zhvilluar takimi i 3-të i Drejtorëve Politikë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të Presidencës së Shqipërisë për periudhën 2024 – 2025.

SEECP është forumi më i rëndësishëm politik në Evropën Juglindore dhe përfshin pjesëmarrës me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

Gjatë takimit u prezantuan arritjet e Presidencës shqiptare të SEECP-së, aktivitetet e Presidencës për vitin 2025, si dhe u ndanë disa detaje lidhur me Ministerialin e Ministrave të Punëve të Jashtëm dhe Samitin e Krerëve të Shtetit të vendeve anëtare të SEECP-së që do të zhvillohet më 16 qershor 2025 në Tiranë.

Në përfundim, të gjithë pjesëmarrësit e SEECP shprehën vlerësime për Presidencën shqiptare dhe theksuan gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin brenda platformës SEECP, me qëllim avancimin e mëtejshëm të proceseve të integrimit rajonal dhe Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More