Samiti për Planin e Rritjes në Tiranë, Spiropali: Mekanizmi financiar që afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE

nga L. M

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një postim në rrjetin e saj në Facebook ku ka përshëndetur Samitin e mbajtur sot në Tiranë për Planin e Rritjes.

Ajo e ka cilësuar Samitin si një mekanizëm financiar që që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE.

“Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara’, ka shkruar Spiropali.

https://www.facebook.com/share/p/1D2xotRdj9

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More