Seancë e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive

nga D V

Shkup, 18 korrik – Në Kuvend sot pritet që Komisioni për sistem poitik dhe marrëdhënie ndërmjes bashkësive ta vazhdojë seancën e dytë. Anëtarët e këtij Komisioni do të vazhdojnë me debatin rreth Raportit vjetor të Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2023.

Në rend dite janë edhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2023, Raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për marrje të vendimit në shkallën e dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse për vitin 2023.

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, dje i prezantoi konstatimet kryesore të raportit. Siç informoi Ziberi, numri i përgjithshëm i parashtresave të pranuara tek Avokati i Popullit në vitin 2023 është 2.802, prej të cilave 54 janë formuar me iniciativë të tyre.

“Numri më i madh i këtyre parashtresave – 1.100 ose 39.26 për qind i referohen shkeljes së të drejtave nga shërbimet dhe institucionet publike, 721 ose 25.73 për qind për shkeljen e të drejtave nga pushteti qendror, 331 ose 11.81 për qind për shkeljen e të drejtave nga pushteti vendor, 258 ose 9,21 për qind e shkeljes së të drejtave nga organet gjyqësore, 190 ose 6,78 për qind e shkeljes së të drejtave nga personat juridikë, 139 apo 4,96 për qind i përkasin shkeljes së të drejtave nga subjektet e tjera dhe 63 kërkesa apo 2,29 për qind shkeljes së të drejtave nga disa organe ose institucioneve”, elaboroi ai, duke shtuar se së bashku me ato të transferuara, zyra ka trajtuar 3328 raste.

Ziberi informoi se edhe në këtë vit raportues numri më i madh i ankesave të pranuara/paraqitura kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave në fushën e drejtësisë 488 ose 17,42 për qind, pasuar nga ankesat nga e drejta e konsumatorëve 283 ose 10,10 për qind, nga marrëdhëniet e punës 267 apo 9,53 për qind, nga fusha e të drejtave të fëmijëve 231 ose 8,24 për qind, nga institucionet penale dhe korrektuese 166 ose 5,92 për qind, nga fusha e ligjit të pronës 164 ose 5,85 për qind, nga financa dhe operacionet financiare 152 ose 5,42 për qind, nga fusha e mbrojtjes së të drejtave nën kompetencat policore 141 ose 5,03 për qind nga urbanizmi dhe ndërtimtaria 126 ose 4,50 për qind, nga gjendjet civile dhe punët e tjera të brendshme 123 ose 4,39 për qind, nga mbrojtja sociale 106, gjegjësisht 3,78 për qind, nga sigurimet pensionale dhe invalidore 100 ose 3,57 për qind, nga prokuroria 63 ose 2,25 për qind, nga mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i duhur dhe i drejtë dhe kujdesi shëndetësor 50 ose 1,78 për qind, nga marrëdhëniet e banimit 28 ose 1,00 për qind, nga arsimi i lartë dhe shkenca 24 ose 0,86 për qind, nga mjedisi jetësor, 21 ose 0,75 për qind, mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar 19 kërkesa,  NP si mekanizëm i kontrollit qytetar 19 kërkesa ose 0,68 për qind, nga NP që vepron si mik i gjykatës 14 kërkesa ose 0,50 për qind, si dhe të drejta të tjera 167 ose 5.96 për qind e parashtresave.

Më shumë shkelje të konstatuara – 76, siç plotësoi, janë në fushën e jursiprudencës, para se gjithash përmbaruesve, 64 nga fusha e gjendjeve civile dhe punët të tjera të brendshme, 62 në fushën e të drejtave të fëmijës, 51 nga fusha e financave.

Sa i përket gjendjes së përgjithshme me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, Avokati i Popullit në disa fusha ka konstatuar përmirësim të gjendjes, ndërsa në fusha të caktuara ka vërtetuar stagnim ose tendencë të përkeqësimit.

Si shembuj pozitivë i ka veçuar zgjidhjen e problemit me regjistrimin në evidencën amë, me çka për sistemin/shtetin numër i madh i personave të padukshëm janë bërë të dukshëm, ndërsa me këtë kanë fiuar mundlsi për realizimin e shumë të drejtave – arsimim, punësim, mjekim, mbrojtje sociale etj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More