Sedat Zulbeari emërohet drejtor tek Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë

nga Xh M

Kumanovë, 12 gusht – Sedat Zulbeari nga Alternativa-dega e Kumanovës është emëruar edhe zyrtarisht drejtor i ISHP Shtëpia e Shëndetit-Kumanovë.

“Të nderuar qytetarë, aktivistë dhe votues të koalicionit VLEN,
Kam nderin të ju njoftoj që sot, zyrtarisht e pranova detyrën drejtor në ISHP Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.
Zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder e përkushtim në shërbim të qytetarëve!
Falënderoj strukturat e degës së Alternativës në Kumanovë, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN. Në veçanti, i falënderohem kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimit, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, si dhe Sekretarit Organizativ, Bashkim Murtezit, që më besuan të udhëheq me këtë pozicion të rëndësishëm”, ka shkruar Zulbeari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More