Sekretari britanik Lammy: Mbretëria e Bashkuar udhëheq këtë vit Procesin e Berlinit, duam të shohim normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

nga D. V.

Sekretari i Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy në konferencën për media pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani bëri të ditur se shteti i tij këtë vit do ta udhëheq Procesin e Berlinit.

Ai theksoi se Procesi i Berlinit është tejet i rëndësishëm për të rritur lidhjet brenda rajonit dhe pjesës tjetër të Evropës dhe siç u shpreh ai do të bëjnë çdo gjë për të mbështetur progresin, raporton Telegrafi.

“Shpresoj që këtu në Kosovë do të vazhdojë së shpejti formimi i qeverisë së re pasi është esenciale në këto momente sfiduese…Është rajon që ka pasur rëndësi për britanikët dhe ka rëndësi edhe sot.. Sot kthehem me zonjën Pearce si e Dërguar speciale për rajonin e Ballkanit dhe me përvojën e saj të madhe për rajonin.

Vij i gëzuar që Mbretëria e Bashkuar po udhëheq Procesin e Berlinit këtë vit në një kohë të vështirë”, tha ai.

ipas tij, Mbretëria e Bashkuar dëshiron t’i shikojë disa gjëra, ndër të cilat është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, raporton Telegrafi.

“Nuk jam kthyer vetëm si mik, por plotësisht i bindur se Mbretëria e Bashkuara vazhdon të luaj një rol esencial si mik dhe partner kyç i këtij kombi të madh…. Janë disa gjëra që duam t’i shohim… Duam normalizim të qëndrueshëm dhe paqësor për ju këtu në Kosovë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Tutje, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha se shteti i tij është kontribuues i madh në KFOR.

“Është qenësore për sigurinë tuaj dhe shpresoj që qeveria e ardhshme do të adresojë nevojat e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë progresin në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun udhëhequr nga Bashkimi Evropian…”, tha ndër të tjera Lammy.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More