Sekuestrohen 66 kilogramë drogë në Mal të Zi, autoritetet: Dy personat që e zotëronin u larguan drejt Shqipërisë

nga Xh M

Policia kufitare në Ulqin ka gjetur rreth 66 kilogramë drogë, ndërsa dy persona raportohet se janë larguar drejt Shqipërisë.

Mediat raportojnë se lënda narkotike është gjetur në zonën e fshatit Sukobin në Ulqin.

Sipas policisë, droga ishte e fshehur në dy çanta të mëdha, ndërsa u pikas nga dronet e policisë malazeze.

“Policia shqiptare është në kërkim të personave, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Malit të Zi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More