Sekuestrohet ar në vlerë të 1.3 milionë denarëve, Dogana: Duhej të paguanin 481.000 denarë taksa ndaj shtetit

nga D. V.

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” është sekuestruar stoli ari me vlerë 1.3 milionë denarë, përcjell TV21. Sipas njoftimit, ari është zbuluar në një autobus në hyrje të shtetit.

“Gjatë kontrollit të bagazhit dhe kontrollit personal, te pasagjeret është gjetur ar prej 22 dhe 14 karatësh, me peshë totale prej 304 gramësh, si dhe certifikata garancie për arin. Për këtë stoli, është dashur të paguhen rreth 481.000 denarë taksa ndaj shtetit”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More