Sela – Taravari zbusin retorikën “armiqësore”!

nga I.A

Shkup, 26 dhjetor – Viti i ri me shumë gjasë do të sjellë shumë të reja në skenën politike. Ndarjet mes partive politike në vendin tonë u bënë një punë rutinore shumë e zakonshme që nuk ngeli parti politike që nga themelimi e pa përçarë, pra abnoramliteti u shndërrua në një proces krejtësisht të natyrshëm. E fundit ishte Aleanca për Shqiptarët, krahu i kryetarit Arben Taravari dhe krahu i ish kryetarit Ziadin Sela. Pak para zgjedhjeve për shkaqe krejt publike që mbeten mes dy opsioneve të bashkohen me LEN-in apo Frontin Evropian. Ndodhi ashtu si ndodhi, por e rëndësishme është ajo që do të ndodhë në të ardhmen. Përkundër gjuhës së ashpër që ka ekzistuar në fillim, tani nga të dy palët vërehet një zbutje e deklaratave, shkruan Zhurnal.

A po japin shenja ribashkimi Sela – Tarvari?

Nga momenti kur kryetari aktual i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në një intervistë për një televizion bëri premtim publik se pas Vitit të Ri do të bëj përpjekje që t’i ulë sërish në tavolinë Ziadin Selën dhe Arben Taravarin.

Kujtojmë që, Isen Shabani, aktualisht është i rreshtuar në krahun e Selës. E pas kësaj deklarate të Shabanit u hap debat në publik për një ribashkim të mundshëm. Nga dyja palët mohuan dhe ashtu pritej. Por, në fakt deklaratat publike janë shumë më të matura dhe të kujdesshme sesa në të kaluarën jo të largët.

Sot në Kuvend deputeti i Frontit Evropian, Ziadin Sela, pas konferencës për shtyp që mbajti mbi temën e çkapjes së gjyqësorit, nga gazetarët u pyet nëse mund të bashkohet me Taravarin. Përgjigja e Selës ishte tejmase e balancuar dhe e matur.

“Nuk tradhëtoj por kur tradhëtohem vështirë e kam të ulem të bisedoj”, tha Sela.

Nga kjo përgjigje nëse analizohet fjalë për fjalë kuptohet lehtësisht se në asnjë moment Sela nuk ka mohuar një takim të mundshëm që mund të shpie deri në ribashkim. Pra, Sela referohet se e ka të vështirë por assesi nuk deklaron që e ka të pamundur. Kjo mbase ishte sinjal që Taravari duhej të përgjigjej ose të reagoj menjëherë në të njëjtën ditë pak orë më vonë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i është përgjigjur deklaratave të Ziadin Selës, në këtë formë:
“Deklarata e dikujt që mendoja se e njihja më tregoi sot se disa njerëz i ndryshon halli shumë. Nuk i shkonin as fjalët që tha dhe as njerëzit që i rrinin prapa! Për të ardhur keq!”, ka shkruar Taravari.

Por, çka kuptojmë nga kjo përgjigje? Kuptojmë që Sela dhe Taravari po komunikojnë mes rreshtave nga distanca duke përçuar sinjale për pajtueshmëri për realizimin e një takimi të mundshëm. Pra, edhe përkundër faktit që ofendimet e Selës kundrejt Taravarit ishin me një tonë të ashpër por jo sa në të kaluarën. Përgjigja e Taravarit dëshmon një qetësi, urtësi, pa asnjë ofendim, madje duke mos ia përmendur as emrin.

Kjo lë për të dyshuar që ribashkimi i Seles dhe Taravarit sa është larg aq është afër. Pra, jemi në fundin e këtij viti, me çka zhvillimet politike po dërgojnë drejt pritjeve për vitin që vjen me përplot zhvillime dramatike në skenën politike. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More