Sërish kontakte Rusi-SHBA për mbarimin e luftës në Ukrainë

nga D. V.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi sot se përfaqësues të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Ameriës kanë zhvilluar një tjetër bisedë telefonike për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Sipas Peskovit, në këtë bisedë ka marrë pjesë në emër të presidencës ruse Yuri Ushakov, këshilltar për politikën e jashtme i presidentit Vladimir Putin.

Më herët, ishte raportuar se i dërguari special, Kirill Dmitriev e kishte informuar Putinin për bisedimet e tij me negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të zhvilluara fundjavën e kaluar në Florida.

Peskov nuk pranoi të komentojë se si e vlerëson aktualisht udhëheqja ruse planin e paqes që po diskutohet mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe vendeve evropiane.

Megjithatë, ai konfirmoi një raport të gazetës “Kommersant”, sipas të cilit Putin ka paraqitur kërkesat e tij ndaj Kievit gjatë një takimi me drejtues të biznesit rus, pa dhënë detaje konkrete.

Sipas këtij raporti, presidenti rus ka përsëritur pretendimin e  Moskës për kontrollin e plotë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, territore që Rusia nuk i kontrollon plotësisht nga ana ushtarake.

Raporti thekson se Putin nuk ka diskutuar përkatësinë e qyteteve Kramatorsk, Kostiantynivka dhe Sloviansk, të cilat përbëjnë një vijë mbrojtëse strategjike për Ukrainën dhe që Kievi ka refuzuar t’i dorëzojë.

Sipas të njëjtave burime, Putin ka sugjeruar se një tërheqje ruse nga territore të tjera ukrainase mund të negociohet në këmbim.

Gjithashtu, Putin raportohet të ketë deklaruar se SHBA-ja ka propozuar menaxhim të përbashkët të centralit bërthamor të Zaporizhias, i cili aktualisht ndodhet nën kontrollin rus.

Nga ana tjetër, Ukraina shpreson të rifitojë kontrollin mbi centralin më të madh bërthamor në Evropë dhe ta operojë atë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More