Sezoni turistik në Durrës, rezervime deri në fund të tetorit – mungojnë pushuesit nga Kosova

nga D. V.

Edhe pse sezoni veror po i afrohet fundit, bregdeti i Durrësit vijon të mbetet i mbushur me pushues. Njësitë akomoduese raportojnë prenotime të plota deri në fund të tetorit, kryesisht nga turistët e huaj, duke konfirmuar kështu zgjatjen e sezonit turistik.

Në një intervistë për A2 CNN, përfaqësuesi i një resorti të njohur në qytet, Blerim Norja, bëri një përmbledhje të ecurisë së këtij viti.

“Deri tani me rezervimet jemi deri nga fundi i tetorit, kjo tregon qe sezoni është shtyrë me një muaj. Por është vënë re mungesa e turistëve nga Kosova. Ka pasur mungesë deri në 30-40% më pak të turistëve shqipfolës në krahasim me vitin e kaluar”, thotë ai.

Zgjatja e sezonit deri në tetor shihet si një mundësi për të forcuar pozicionin e Durrësit në hartën turistike të Mesdheut, ndërsa operatorët pritet të analizojnë tendencat e këtij sezoni për të ndërtuar strategji më efektive në të ardhmen. (A2 Televizion)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More