Sezoni veror në Shqipëri, hapen 36 qendra shëndetësore verore nga veriu në jug

nga Xh M

36 qendra shëndetësore verore të shtrira nga veriu në jug kanë nisur të ofrojnë shërbim për pushuesit vendas dhe te huaj që prej datës 1 qershor.

Jeta Deda Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të kujdesit shëndetësor, në një intervistë për Euronews Albania bëri me dije se këtë sezon ka më shumë qendra për shkak të fluksit të vizitave të një viti më parë.

“Kemi qendra shëndetësore verore të reja të hapura në kishën e Shna Ndout në Laç, në qafën e pazarit të Gjirokastrës dhe në kalanë e Beratit”.

227 mjek e infermier janë përzgjedhur mes 600 aplikantëve për të ofruar shërbim në qendrat shëndetësore veror, të cilat janë tashme të pajisura edhe me material mjekësore, pajisje dhe medikamente.

Në shërbim të pacientëve. Ndërkohë që bashkëpunimi me urgjencën kombëtare, në dispozicion të qendrave shëndetësore janë vendosur edhe autoambulancat për ato raste që do të kenë nevojë për ndihmë të specializuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More