Sfida e radhës për 2025 ecuria drejt BE-së!

nga I.A

Shkup, 1 janar – Në Maqedoninë e Veriut para dy viteve ka filluar skriningu bilateral si pjesë e fillimit zyrtar të negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Por, pa marrë ende datën e shumëpritur për fillim të negociatave, ky mbase ishte hapi i fundit drejt marrjes së datës, por para kësaj Maqedonia e Veriut para vetes ka një sfidë shumë të madhe për sa i përket realizimit të ndryshimeve Kushtetuese, për të cilën nevojiten 80 vota në Kuvend. Qeveria aktuale për dallim prej qeverive të kaluara ka kapacitet për të grumbulluar këtë numër të votave. Çdo vonesë e mundshme tregon që Maqedonia e Veriut do të stagnojë dhe do të largohet nga rrugëtimi evropian, shkruan Zhurnal.

Çfarë është skriningu?

Republika e Maqedonisë së Veriut më 19 korrik 2022 në Bruksel filloi procesin e skriningut bilateral. Maqedonia e Veriut, që nga pavarësia e saj në vitin 1991, ka shprehur qartë dhe pa mëdyshje vendosmërinë e saj strategjike për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE dhe me gjithë kapacitetin e saj administrativ dhe social është e përkushtuar për arritjen e këtyre qëllimeve.

Ish pushteti besonte se Metodologjia e re, e miratuar në mars 2022, do t’i japë një shtysë të re negociatave të anëtarësimit dhe do të konfirmojë përkushtimin e Bashkimit ndaj politikës së zgjerimit bashkë me angazhimet e dhëna  në agjendën e Selanikut dhe deklaratat pasuese nga Sofja, Zagrebi dhe Bërdo. Në të njëjtën kohë, pritet që Metodologjia e re të tregojë dhe të vërtetojë në vepër qëllimin e saj kryesor – dinamizmin e negociatave të anëtarësimit, transformimin e përshpejtuar dhe të pakthyeshëm të shoqërive tona në demokraci plotësisht funksionale të barabarta me anëtarët e Unionit, konvergjenca e ekonomive tona dhe zvogëlimi i dallimeve në krahasim me ato të vendeve anëtare të BE-së, në nivel rajonal  dhe atë shtetëror.

Skriningu është një operacion formal dhe teknik i kryer nga Komisioni Evropian, me qëllim të përgatitje së negociatave të anëtarësimit dhe paraqet prezantim analitik i ligjit të BE-së dhe situatës në vendin kandidat në lidhje me të. Më konkretisht, si proces synon nga njëra anë  t’i njohë vendet kandidate me trashëgiminë ligjore të Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë t’i përgatisë për negociatat. Nga ana tjetër, qëllimi është t’i mundësohet Komisionit dhe vendeve anëtare të vlerësojnë shkallën e përgatitjes së vendeve kandidate, që të informohen për planet e tyre të ardhshme dhe të marrin udhëzime paraprake për çështjet që do të jenë më aktuale në negociata.

Ky proces akoma nuk ka përfundua në vendin tonë.

Përgjatë vitit 2025 pritet të ndodhin ndryshimet Kushtetuese, poqë nuk u realizuan vendi largohet nga BE-ja-

Pikët politike anash, duhet unitet që Maqedonia e Veriut ta kalojë këtë sfidë. Në Maqedoninë e Veriut tash ose asnjëherë më vendi dhe qytetarët kanë nevojë për unitet politik përballë kësaj sfide që është vendimtare për vendin dhe shoqërinë. Të gjithë njëzëri duhet të deklarohet dhe në Kuvend të grumbullohen 80 vota deputetësh që ndryshimet e duhura Kushtetuese të bëhen.

Ndryshimet kushtetuese janë vendimtare për ecurinë e vendit, nëse ndodhin vendi vazhdon rrugëtimin evropian, nëse nuk ndodhin vendi izolohet dhe pëson regres dhe sërish ballafaqohet me veton bullgare, pra kemi kthim në pikën zero. Mes tjerash, nga kjo situatë lirshëm mund të thuhet se po që ndryshimet kushtetuese janë orientuese të vendit, pasi Maqedonia e Veriut është e orientuar drejtë Bashkimit Evropian gjegjësisht Perëndimit, nëse nuk ndodhin këto ndryshime atëherë orientimi i vendit vihet në rrezik sepse kjo qartazi është në favor të Rusisë.

Ndryshimet Kushtetuese duhet të ndodhin dhe vendi të vazhdojë me rrugëtimin për anëtarësim të plotë në BE, kjo pastaj sjellë progres të gjithanshëm dhe në gjitha fushat tjera. E për këtë duhet unanimet i plotë që përmes konsensualitet të partive politike të sigurohen votat e nevojshme që këto ndryshime të ndodhin sepse janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe vendit në përgjithësi. E për këtë duhet ta dëshmojnë vetë partitë politike se janë në shërbim të qytetarëve dhe për këtë arsye lënë anash pikët politike por veprojnë në drejtim të ndërtim të një të ardhme më të sigurt e me perspektivë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More