Shaban Saliu si ish drejtor i DMSH-së: Nuk ndjej absolutisht asnjë faj për zjarrin në Koçan

nga D. V.

Shkup, 5 qershor – Ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe kryetar i partisë politike Forcat Demokratike të Romëve, Shaban Saliu, i cili është i përfshirë në hetimin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan, sot ka deklaruar se nuk ndjen absolutisht përgjegjësi apo faj.

I pyetur nga një gazetar për përgjegjësinë e tij në lidhje me rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan dhe për faktin se është përfshirë në hetim si ish drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ai tha se nuk ndjen absolutisht asnjë përgjegjësi.

Sa i përket hetimit, ai tha se është i nevojshëm në raste të caktuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More