SHBA dhe Franca kërkojnë që Maqedonia e Veriut t’i përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare

nga Xh M

Shkup, 12 qershor – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca kërkojnë që Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut të respektojë detyrimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Në një konferencë të sotme, Shtëpia e Bardhë njoftoi një udhërrëfyes të krijuar nga presidentët e dy vendeve, Joe Biden dhe Emmanuel Macron, në takimin në Francë.

Në seksionin për temat ndërkombëtare të Uashingtonit dhe Parisit, është edhe një seksion për Ballkanin Perëndimor, në të cilin mirëpritet bashkëpunimi i vazhdueshëm i ngushtë për integrimin e rajonit, ku Maqedonia e Veriut përmendet veçanërisht në një fjali.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut që të mbetet e përqendruar në rrugën drejt BE-së dhe t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare, njoftoi Shtëpia e Bardhë për udhërrëfyesin franko-amerikan.

Kjo vjen pasi Maqedonia e Veriut u kritikua nga fqinjët e saj, por edhe u vërejt nga bashkësia ndërkombëtare për shkak se presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk e shqiptoi emrin kushtetues Maqedonia e Veriut gjatë betimit të saj në Kuvend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More