SHBA-ja i dhuron Kosovës një skaner 3 milionë dollarësh për sigurinë kufitare

nga L. M

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar një skaner Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.

Në njoftimin e saj Ambasada e Amerikës në Kosovë në bëri të ditur  se arsyeja pse SHBA është krenare që i ndihmon Kosovës në sigurinë kufitare është lufta ndaj trafikimit të paligjshëm të mallrave.

“Lufta kundër trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara i bën bizneset amerikane dhe kosovare më të forta dhe më të begata. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë krenare që forcojnë sigurinë kufitare të Kosovës përmes një skaneri Rapiscan, prodhim amerikan, në vlerë prej 3 milionë dollarësh. Kjo teknologji rrit aftësitë e zbulimit, mbështet tregtinë e ligjshme dhe avancon interesat e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë.”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/share/p/1BRo4AwXuP

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More