SHBA premton 2 miliardë dollarë për programet humanitare të OKB-së

nga D. V.

SHBA-ja premtoi 2 miliardë dollarë për të financuar programet humanitare të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Angazhimi ankorues është pjesë e një paradigme të re me anë të së cilës SHBA-ja do të zëvendësojë batakun aktual të papërgjegjshëm të granteve të projektuara me një sërë fondesh të konsoliduara dhe fleksibile të përbashkëta në nivel vendi ose krize”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në një deklaratë.

“Një Memorandum Mirëkuptimi (MM) që përshkruan një paradigmë të re për financimin e ndihmës humanitare të OKB-së nga SHBA-ja u nënshkrua dje në Gjenevë”, tha departamenti.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se, ndërsa kontributet vjetore të SHBA-së në programet humanitare të OKB-së ishin rritur ndjeshëm vitet e fundit – duke arritur në 8-10 miliardë dollarë në vit – shumë organe të OKB-së kishin braktisur misionin e tyre të promovimit të paqes dhe sigurisë globale.

Departamenti foli për ideologji radikale sociale, që vepron për të minuar interesat dhe vlerat amerikane, dhe për të minuar paqen, sovranitetin dhe prosperitetin e përbashkët.

Zëvendëssekretari i Trump për Ndihmën e Jashtme, Jeremy Lewin, tha se marrëveshja e nënshkruar e zhvendoste financimin e SHBA-së në mekanizma financimi të përcaktuara qartë, të përgjegjshme, efikase dhe me përparësi të lartë – për të siguruar që çdo dollar i taksapaguesit – i shpenzuar për ndihmë humanitare – të avanconte interesat kombëtare amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se marrëveshja reformonte rrënjësisht mënyrën se si SHBA-ja – programon, financon dhe mbikëqyr punën humanitare të administruar nga OKB-ja – duke siguruar që të shpëtoheshin më shumë jetë.

SHBA-ja kanë qenë për vite me radhë ofruesja më e madhe e ndihmës humanitare në botë, por që kur Trump u rikthye në detyrë në janar, ka shkurtuar miliarda dollarë ndihmë të huaj, duke përfshirë edhe mbylljen e agjencisë ndërkombëtare të zhvillimit USAID.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More