Shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Ibrahimoviq për vizitë zyrtare në vend

nga D. V.

Shkup, 25 prill – Për vizitë zyrtare në vend do të qëndrojë nënkryetari i Qeverisë për Marrëdhëne Ndërkombëtare dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.

Nikoqir i Ibrahimoviqit do të jetë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sipas agjendës do të mbahet pritje zyrtare dhe takim tet a tet mes ministrave Mucunski dhe Ibrahimoviq.

Gjithashtu, dy ministrat do të nënshkruajnë Memorandum mirëkuptimi dhe takim dypalësh me delegacionet e të dyja ministrive.

Dhe në fund është paraparë edhe konferencë e përbashkët e ministrave Mucunski dhe Ibrahimoviq.

Ibrahimoviq sot do ta vizitojë Kuvendin, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More