Shehaj: Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë, Balla: Po u pendua Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për mandatin

nga D. V.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar ndaj kreut të partisë “Mundësia”, ish-deputetit të PD-së, Agron Shehaj, pas deklaratave të tij në sallën e Kuvendit.

Në replikën e tij, Balla shprehet se Shehaj përpiqet të marrë vëmendje përmes retorikës së tepruar:

“E dëgjoj shpesh këtë deputetin, që për t’u bërë interesant për rrjetin e tij social, bërtet. Dhe kujton se është interesant”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar i kujtoi akuzat që e lidhin me ish-kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

“Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017… Kujdes se mos të bën të penduarin Luli”, tha Balla.

Deputeti Agron Shehaj, në parlament deklaroi se anëtarët e qeverisë nuk i shpëtojnë dot drejtësisë.

“Nuk keni ç’i bëni SPAK-ut. Rama kërcënon drejtësinë. Del Taulant Balla dhe thotë pyesni Chat Gtp. Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë, e keni të kotë. Bashkëpunoni me drejtësinë, sepse ju ka ardhur fundi”, tha Shehaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More