Shënohet Dita e inxhinierëve të Maqedonisë

nga D. V.

Shkup, 21 maj – Institucioni inxhinierik i Maqedonisë sot në Shkup do ta shënojë Ditën e inxhinierëve të Maqedonisë, një ngjarje që mbahet për herë të parë me rastin e shënimit të 105-vjetorit nga formimi i shoqatës së parë të Maqedonisë të inxhinierëve më 21 mars të vitit 1920.  

Në kuadër të shënimit, për herë të parë do të ndahen çmime për shoqatën më atkive të Institucionit inxhinierik të Maqedonisë dhe për inxhinierin e ri të vitit.

Ngjarja, në të cilën sipas paralajmërimeve do të mbajnë fjalim kryetarja e Institucionit të inxhinierëve të Maqedonisë, prof. dr. Hristina Spasevska, ministrja për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale, Sanja Bozhinovska, dhe zëvendësministrja për Transport, Kaltrina Zekolli Shaqiri, do të përmbyllet me një panel me temën “Inxhinieria e Maqedonisë përballë industrisë 5.0”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More