Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ka shënuar 3 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i këtij forumi, Bekim Krasniqi në një konferencë u ka drejtuar një apel institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë përkrahjen ndaj tyre ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.
Ai theksoi se mbështetja aktuale nuk është e mjaftueshme. Krasniqi tha se e ardhmja e fëmijëve duhet të jetë e barabartë.
“Në vazhdimësi janë duke u angazhuar që të drejtat e personave me aftësi të kufizuar të përmirësohen”, tha Krasniqi.
Ndërsa, zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, tha se shoqëria kosovare është e obliguar që personave me aftësi të kufizuar t’iu garantoj të drejta barabarta.
Ajo tha se realiteti praktik ende është i ashpër, teksa përmendi që shumë fëmijë ende nuk kane qasje dhe shërbime të duhura për një jetë të dinjitetshme.