Shërbimet online, Manja: Rriten me 33% kërkesat për dokumentacion arkivor

nga D V

Ofrimi online i shërbimit të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor në e-Albania ka rritur me 33% kërkesat për dokumentacion arkivor në 7 muajt e parë të vitit 2024, krahasuar me vitin e kaluar.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ndau sot statistikat, ndërsa theksoi se po shënohen hapa cilësorë drejt digjitalizimit të plotë të arkivës.

Manja theksoi se gjatë këtyre muajve, për herë të parë është bërë riklasifikimi i 189,347 njësive ruajtjeje nga 34 gjykata, të transferuara gjatë periudhës 2016-2022, duke bërë një hap cilësor drejt digjitalizimit të plotë të arkivës./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More