Sherri në mitingun e PD-së në Elbasan, si u plagos në kokë djali i Luçiano Boçit

nga D. V.

Djali i deputetit Luçiano Boçi ka mbetur i plagosur në kokë gjatë incidenteve në mitingun elektoral të PD në Elbasan një natë më parë.

Pas ngjarjes ai u transportua në Spitalin Rajonal të Elbasanit për mjekim.

Sipas Top Channel ai ka një çarje në kokë, por pa pasoja serioze.

Policia e Elbasanit po kryen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur për shkaqe banale mes militanteve të PD gjatë mitingut përmbyllës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More