SHGM shënon 80 vjetorin e themelimit

nga D. V.

Shkup 17 shkurt – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sonte, me një ceremoni solemne në Operën dhe Baletin Kombëtar, do ta shënojë jubileun – 80 vjet nga themelimi i saj.

Nga SHGM informojnë se në kuadër të ngjarjes do të ndahen çmimet vjetore: “Krste Petkov Misirkov” për vepër jetësore, “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese për vitin 2025, si dhe Çmimi për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për vitin 2025.

Në kumtesë theksohet se jubileu përfaqëson një moment të rëndësishëm për një retrospektivë të tetë dekadave punë të përkushtuar në mbrojtje të profesionit të gazetarit, lirisë së shprehjes dhe interesit publik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More