Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë

nga D V

Shkup, 9 shtator – Me indeks prej 162, Shkupi është ende qyteti më i ndotur në Evropë dhe i 11-ti në botë, sipas të dhënave nga një faqe interneti e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit.

Lista e qyteteve më të ndotura në botë përfshin: Lahore, Delhi, Kampala, Dhaka, Karaçi, Hanoi, Doha, Manama, Kajro dhe Akra.

Ky indeks tregon se njerëzit me probleme të frymëmarrjes dhe zemrës, të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna duhet të shmangin ekspozimin e zgjatur në natyrë. Rekomandohet përdorimi i maskave mbrojtëse, veçanërisht në zonat më të ndotura të qytetit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dje u kërkoi institucioneve që të zbatojnë obligimet e tyre për të ulur ndotjen e ajrit.

“Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në instalacione me A-Leje Ekologjike të Integruar. Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalacioneve me B-Leje Ekologjike të Integruar, si dhe Elaborate. Instalacionet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë akses publik të të dhënave nga matjet. Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm të funksionimit teknik të makinave, sidomos atyre me naftë dhe makinave të pa regjistruara. Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm në kantieret e ndërtimit”, thanë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More